Engel kujton kur votohej në kohën e Millosheviçit: S’më lanë të hyja në Kosovë!

Nov 19, 2017 | 15:09
SHPËRNDAJE

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, gjatë vizitës në DNV tha se SHBA dhe ai personalisht do të jenë gjithmonë këtu dhe do ta mbështesin Kosovën.

Ndërsa theksoi se është emocionuese për të,  që të jetë këtë ditë në Kosovë, e të shoh se si po zhvillohen zgjedhjet në mënyrë demokratike dhe të pavarur.

auto_e1511081160

Engel: Gjithmonë do të jem në krah të njerëzve të Kosovës

“Është kënaqësi të jem këtu në një Kosovë të lirë dhe të pavarur. A kam thënë  për  shumë dekada që Kosova do t jetë vend i lirë, i pavarur dhe demokratik dhe ja ku jemi . Jemi përpjekur që të organizojmë zgjedhje në vitin 1996, mirëpo  autoritetet serbe nuk më kanë lënë të hyjë në Kosovë.  Sot jemi në një Kosovë të lirë, të pavarur e demokratike dhe unë jam krenar që jam këtu me gjithë miqtë e mij. Jam posaçërisht i lumtur dhe krenar për partneritetin e veçantë dhe  special, që Kosova ka me SHBA- të. Iu lutem ta dini që SBA do të jenë gjithmonë këtu për ju. Do të iu mbështesin dhe unë personalisht do ta bëjë të njëjtën gjë. Është shumë emocionuese të vij këtu të shoh  të zhvillohen zgjedhjet në mënyrë të pavarur dhe demokratike. Nuk e kemi këtë luks në çdo shtet.  Disa prej shteteve që nuk e përkrahin Kosovën, në të vërtetë nuk e kanë lirinë, &nbs p;që njerëzit në Kosovë e kanë.  I gëzohem faktit kur një ditë Kosova do të jetë anëtare e unionit evropian dhe NATO-s. Faleminderit që gjithmonë me pritni me kaq shumë ngrohtësi. Kosova është shtëpia ime e dytë. Kemi miq të mrekullueshëm këtu në Kosovë, diasporë dhe Amerikë.  Gjithmonë do të jem në krah të njerëzve të Kosovës”, tha ai.

Engel po viziton edhe KQZ-në.

***

Kongresisti amerikan Eliot Engel ka thënë se është i lumtur që puna e bërë në krijimin e një shteti sovran dhe të pavarur, është kurorëzuar me një sistem demokratik në Kosovë.

Ai ka deklaruar se Amerika do të jetë gjithmonë krah qytetarëve, ndërsa mezi pret ditën që shteti që më 2008 u mëvetësua të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe NATO..

“E kam thënë për shumë vjet se Kosova do të jetë vend i lirë, i pavarur dhe demokratik, dhe ja ku jemi tani. Jemi përpjekur të organizojmë zgjedhje më 1996, por nuk u patëm lejuar nga autoritetet serbe. Por sot jemi në një Kosovë të lirë dhe demokratike. Plot shtete që e kundërshtojnë pavarësinë tuaj nuk e kanë këtë nivel demokracie. Jam krenar dhe i lumtur me miqësinë që Kosova dhe SHBA kanë ndërtuar”.

“Ta dini që ne do të jemi gjithmonë këtu, për t’ju mbështetur vazhdimisht. Mezi pres që Kosova të jetë anëtare e Bashkimit Europian dhe e NATO. Ju falënderoj që gjithmonë më pritni kaq ngrohtë. Kosova është shtëpia ime e dytë”.

Bota Sot
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura