Energjia, Berisha: Rama ka kompleksin e komunistëve me qendër shpirtërorë Beogradin

Aug 28, 2015 | 19:37
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha kritikoi qëndrimet e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit për 10-vjetorin e Tregut të Energjisë në Vjenë, duke thënë se me deklaratat që mbajti ndaj Serbisë po sillet sikur ‘zbuloi Amerikën’.

Sali Berisha
Sali Berisha

Berisha ka shkruar nga profili i tij në rrjetin social “Facebook” se Rama i ka vjedhur shprehjet dhe thotë se ai ka komplekse ndaj homologut të tij Vuçiç.

“Shqiperia dhe Serbia te zhvillojne marredhenie te gjithanshme, kjo eshte e dobishme dhe e rendesishme, dhe ne kete drejtim kam mbeshtetur dhe mbeshtes çdo perpjekje. Por sjelljet sikur ne marredheniet me Serbine eshte zbuluar Amerika, jane te neveritshme dhe deshmi e nje kompleksi atavik te komunistve shqiptare qe kane patur qender shpirterore Beogradin.”,-shkruan Berisha, ndërsa shton se “Edi Rama tek fliste dje ne Vjene ne 10 vjetorin e tregut te energjise dhe po perseriste fjalet e mia “Shqiperia, Norvegjia e Ballkanit”. Ish-kryeministri citon edhe një pjesë të fjalimit që ai ka mbajtur mes të pranishmëve: “Është e logjikshme që burimet energjetike shqiptare që janë të pastra, por ndonjëherë shumë kapriçoze, të jenë komplementare nga burimet e qymyrit të Serbisë, kur është e nevojshme”.

Duke u ndalur tek projektet energjitike, Berisha thotë se mes Shqipërisë dhe Kosovës ekziston një projekt konkret që pritet të finalizohet.

“Per te gjithe ata qe njohin minimalisht çeshtjet dhe problemet energjitike ne rajon, eshte e ditur se Kosova ka pellgun qymyr-guror te linjitit me te madh ne Ballkan dhe te pestin me te madh ne bote dhe ne perspektive mund te behet nje nga polet me te fuqishme energjitike te rajonit. Pikerisht per keto arsye dhe per faktin se hidroprodhimi ne Shqiperi dhe termoprodhimi ne Kosove mund te behen komplementare, te bashkerendohen per optimizimin e perdorimit te rezervave respektive energjitike, ne vitet 2009 – 2012 u projektua dhe u garantua financimi, u tenderua dhe u shpall fituesi i autostrades energjitike, linjes se transmetimit te tensionit te larte 420 kv Tirane – Prishtine qe duhet te kishte perfunduar dhe do perfundoje se shpejti”,-thotë Berisha.

Në fund të komentit të tij, Berisha ngre pikëpytje nëse Rama “E bene kete i semure nga kompleksi ateror apo komleksi Vuçiç nje Zot e di?”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura