Ëndrra 2015 për mbi 30-vjeçarët, Rama: Mbi 235 projekte deri tani.

Apr 18, 2015 | 21:17
SHPËRNDAJE

Janë mbi 235 projekte nga mbi 30-vjeçarët që janë dërguar deri më sot në aplikacionin “Edhe unë kam një ëndërr 2015”. Këtë e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili i fton qytetarët të aplikojnë pasi kanë mbetur edhe 12 ditë kohë.

Postimi i Rames ne Facebook

“Ka shkuar në 235 numri i projekteve të ardhura deri më sot në aplikacionin Edhe Unë Kam Një Ëndërr 2015, kushtuar këtë herë grup-moshës mbi 30 vjet. Nëse keni një ide tuajën origjinale të fillimit të një aktiviteti, i cili i shërben krijimit të vendit të punës për vete e për të tjerët përmes sipërmarrjes së lirë, ju keni edhe 12 ditë kohë për ta ndarë atë me ne përmes këtij aplikacioni dhe për të qenë një ndër fituesit që do të sigurojë mbështetjen e qeverisë për të realizuar ëndrrën e tij.
Kurajo!”,- shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura