Endrit Dokle lihet i lirë, reagon Salianji: Në vitin e shtatë të rilindjes ka të dënuar me burgim të përjetshëm që janë lënë të lirë. Ky model duhet shkulur!

SHPËRNDAJE

Pas publikimit të lajmit se është liruar nga burgu ish-kreu i bandës së Durrësit, Endrit Dokle ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

salianji

Salianji shprehet se në vitin e shtatë të qeverisjes së rilindjes ka vetëm të dënuar që lirohen nga burgu, ndërsa thekson se rendi dhe siguria publike sot është e degraduar.

Salianji bën thirrje që ky model qeverisje të shkulet një herë e përgjithmonë.

Reagimi i Salianjit:

Lirohet dhe Indrit Dokle, në vitin 7 të  qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup te strukturuar kriminal të ndeshkuar dhe burgosur, nuk ka asnjë te ndeshkuar per korrupsion, por ka dhjetra të denuar me burgim të perjetshem për vrasje, pengmarrje, prostitucion, torturra qe lirohen nga qelitë!

Rendi dhe siguria publike sot ështē e degraduar dhe qytetarët janë ne ankth permanent për sigurine e jetës dhe pronës! Kur kriminelet promovohen dhe ndeshkohen te pamundurit krimi merr krahë,  ditet e para të vitit kanë qënë të mbushura me vrasje, djegje makinash, gjobvenie, kercenime!

Duhet shkulur me thelem ky model qeverisje!

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.