Endri Prifti flet për raportin me dy djemtë e tij: Jam tolerant, mundohem t’ua plotësoj të gjitha tekat

Oct 21, 2019 | 20:17
SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur korçar Endri Prifti foli për marrëdhënien me dy djemtë e tij, Simonin 19 vjeçar dhe Vasileoni 12 vjeç.

I ftuar në “Ftesë në 5”, ai tha se është baba shumë tolerant e përpiqet që fëmijëve t’ua plotësojë të gjitha tekat, pasi ata janë gjëja më e shtrenjtë që ka në jetë.endri prifti2

Këngëtari zbuloi se të dy djemtë kanë vesh për muzikë, por duket se i madhi ka nisur përgatitjet për një këngë të veten, që me shumë mundësi do të publikohet para muajit dhjetor.

Endri nuk zbuloi nëse do të jetë solo apo bashkëpunim, por tregoi se i biri preferon një stil tjetër në muzikë, që ndërthur modernen me melodinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura