Endri Prifti flet pas akuzës së vëllait: Me Aurela Gaçen jemi ortakë, ja ç’mendoj për të si artiste

Dec 24, 2015 | 12:34
SHPËRNDAJE

3

Disa ditë pas përfundimit të “Këngës Magjike”, Stefi Prifti reagoi kundër kolegëve, të cilët sipas tij nuk kishin vlerësuar me pikë vëllain e tij Endri Prifti, me baladën “Kënga e fundit”, duke e renditur të dytin në garë. Kupën e këtij festivali e fitoi për të dytin vit mikesha e tyre, Aurela Gaçe, ndaj në rrjetet sociale, një status pakënaqësie i Stefit Priftit u komentua se kishte ndikuar në prishjen e miqësisë së vëllezërve me këngëtaren. Por për të dëshmuar të kundërtën dhe faktin se janë miq shumë të mirë, ata postuan një foto të tre duke darkuar me verë të kuqe. I pyetur nga gazeta “Panorama” vetëm debutuesi i këngës në festival, Endri Prifti, u shpreh:” Me Aurelën jemi ortakë në punë, e kemi kolege shumë të dashur. Është artiste shumë e madhe, jep shpirtin në skenë, është këngëtarja më e mirë që kemi njohur ndonjëherë. Është vërtet skena”, tha ai duke lënë të kuptohet se s’ka ndodhur asnjë krisje nga statusi i Stefit. Dy vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, këndojnë me Aurela Gaçen çdo fundjavë në “Crazy Calvin” dhe janë mjaft të suksesshëm.

Ndërkohë nga votimi i kolegëve të tyre në “Kënga Magjike”, “Kënga e fundit” e Endri Priftit u rendit e dyta. Kjo krijim ishte planifikuar të këndohej nga të dy vëllezërit, por shkak për mungesën e Stefit u bë sëmundja e bashkëshortes, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë. Pas kësaj humbjeje të rëndë familjare, Stefi nuk mungoi të shprehte zhgënjimin e tij ndaj kolegëve me anë të një statusi, ku shkruante: Nëse flasim, apo bëjmë një kritikë artistike me pak fjalë, katër janë komponentët themelorë që përfaqësojnë gjininë e këngës; melodia (kompozimi), teksti, orkestracioni, interpretimi. E, miq dhe kolegë të dashur, asnjë këngë tjetër në ‘Kënga Magjike 2015’ nuk i kishte të gjitha bashkë, në nivelin e kësaj kënge: ‘Kënga e fundit’ me autor Endri Priftin dhe orkestrim të Gent Myftarajt. Të gjithë keni gabuar, si gjithmonë…! Por ky rast ka qenë shumë flagrant dhe antiprofesional, antindjenjë dhe i paskrupullt. Publik i dashur, përqafime pa fund! Jeni e vetmja mbështetje që kemi, në muzike dhe jetë”, ishte statusi i Stefi Priftit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura