“Ende nuk mund ta besoj”, helikopteri që i mori jetën Kobe Bryant mund të kishte rezultuar tragjik edhe për Kylie Jenner, miliarderja zbulon si …

Jan 28, 2020 | 11:59
SHPËRNDAJE

Ende në shok, Kylie Jenner nuk mund të besojë që Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna humbën jetën në të njëjtin helikopter që ajo dhe vajza e vëllait të saj, Dream Kardashian udhëtuan në nëntor të vitit 2019.

 

Miliarderja më e vogël në botë fluturoi me të njëjtin helikopterin, ku legjenda e basketbollit dhe vajza e tij kaluan momentet e tyre të fundit të jetës, para përplasjes fatale në Calabasas më 26 janar.

Shefja ekzekutive e Kylie Cosmetics zbuloi ngjarjen e frikshme ndërsa i bënte homazh kampionit të NBA dhe Giannas pas tragjedisë.

Kylie publikoi një foto të 9-të viktimave duke shkruar: “U prehshi në paqe, ende nuk mund ta besoj këtë, Ky është helikopteri ku fluturoja herë pas here dhe me atë pilot, Ara. Ai ishte një njeri kaq i mirë.”

Ara Zobayan është piloti që humbi jetën së bashku me Kobe, Giannan dhe të gjashtë pasagjerët e tjerë që ndodheshin në bordin e helikopterit privat Sikorsky S-76B.

Një nga personat më të dashur për Kylie që udhëtoi në atë helikopter ishte vajza e Rob Kardashian, Dream e cila festoi 3 vjetorin e lindjes në atë helikopter vetëm 2 muaj e gjysmë para rrëzimit fatal.

Në atë periudhë Kylie publikoi një foto të Dream në helikopterin Sikorsky S-76.

             

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura