Enca, në dorën tuaj për t’u bërë këngëtare e famshme ndërkombëtarisht

Jun 21, 2016 | 14:25
SHPËRNDAJE

Përveç Kampionatit Europian të futbollit “Euro 2016”, kemi edhe një tjetër kompeticion që tërheq vëmendjen, këtë herë muzikor. Me siguri shumë prej jush po mendoni: E çfarë do të kishte më të rëndësishme sesa futbolli këtë periudhë? Por kur bëhet fjalë për sukseset e shqiptarëve nëpër botë, si në rastin konkret, atëherë do të ndryshoni mendim.

Portali anglez maximumpop.co.uk ka nisur një konkurs për të zgjedhur artistin më të mirë nga Franca, Zvicra, Rumania apo edhe nga Shqipëria. Ndër artistët popstar, të cilët konkurrojnë për këtë çmim, është edhe këngëtarja shqiptare Enca.

enca-780x439

Duket se Enca dhe suksesi kanë një marrëdhënie shumë të mirë bashkë, pasi akoma pa shijuar suksesin e klipit më të fundit “Bow Down”në bashkëpunim me Noizyn, është një sukses tjetër që e pret. Gjatë tri javëve të ardhshme do të prezantohen 24 artistët më të mirë të gjithë kontinentit. Më pas, më të mirët do të konkurrojnë në finale. Pjesa më e bukur? Jeni ju ata që i zgjidhni fituesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura