Enca Haxhia dështon me përdorimin e photoshop-it, këngëtarja tërheq edhe vëmendjen e mediave të huaja! Ja çfarë shkruajnë ato

Oct 15, 2021 | 9:24
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Enca Haxhia tërheq gjithnjë vëmendje me fotot provokuese që publikon në rrjete sociale, edhe pse shpesh është akuzuar për përdorimin e photoshop-it.

enca haxhia 1

Kjo i ka rënë në sy edhe medias amerikane “Money PPL”, e cila e ka renditur këngëtaren mes 40 personave që kanë dështuar me editimin e fotove të publikuara në Instagram.

Ata kanë publikuar dy foto të Encës, në të cilat shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë vishnje, të ngushtë, të gjatë dhe të çarë në njërën anë. Njëra prej tyre është e paprekur, ndërsa tjetra është edituar. Në të dytën, Enca duket shumë më elegante si në trup, ashtu edhe në fytyrë.

enca haxhia (1) enca haxhia (2)

Kjo vajzë është e mrekullueshme dhe duket mahnitëse në foton e pa edituar, por ajo postoi foton tjetër që është edituar shumë, në të cilën duket shumë më e dobët. Kamera shton 10 kile dhe Photoshop largon 15 kile”, shkruhet krahas fotos së artistes.

enca haxhia (4)

Enca njihet për format e kolme trupore, por pas aksidentit që pësoi një vit më parë, që u bë shkak që ajo të thyente këmbën, artistja shtoi shumë kilogramë. Pas rikuperimit, ajo zbuloi se ka hequr 10 kilogramë, edhe pse ende nuk e ka arritur peshën e mëparshme.

enca haxhia (19) enca haxhia (7) enca haxhia (1) enca haxhia (8) enca haxhia (6) enca haxhia (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura