VIDEO/ Si u arrestua në lokalin e basteve Besnik Çapja me tre mbiemra, reagon avokati

Dec 7, 2017 | 12:27
SHPËRNDAJE

Një i kërkuar për trafik kokaine, me mbiemër Çapja është arrestuar nga policia e Elbasanit per llogari te drejtesise italiane.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në, kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i policise 

Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi: Besnik ÇAPJA, (alias Besnik BYLYKU, Kliton PRIFTI) 40 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi i cili mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Elbasan, u bë në një pikë lloto – sporti në rrugën “Rinia”, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.

Ky shtetas më datë 28.11.2017, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:
Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. SIEP 431/2017, datë 01.06.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i ligjit 309/1990.

Gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena, ky shtetas ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit Kokainë.

Reagon avokati Alban Qafa 

Pas arrestimit te te kerkuarit ne Elbasan per llogari te Interpolit, me qellim ekstradimi drejt Italise ka reaguar avokati i tij Alban Qafa.

“Ai nuk ka asnje lidhje farefisnore me fisin Capja. Mbiemri i tij nga lindja eshte Bylyku dhe i familjes se tij. Me pas e ka nderruar ne Capja”- thote avokati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura