EMRI+FOTO/ Kush është “i forti” i arrestuar në Shkodër, ish-kampion boksi

Sep 6, 2018 | 13:59
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës në një aksion gjatë natës ka arrestuar sot 4 persona, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Veprimtaria hetimore disa mujore e Policise se Shtetit e zhvilluar ne kete kuader ka konsistuar ne pergjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e ketyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e te dhenave ne rruge operative me qellim evidentimin sa me te plote dhe sa me te qarte te veprimtarise kriminale te personave te dyshuar per kryerjen e kesaj veprimtarie”, deklaroi sot Policia.

Asmer Bilali

Një prej të arrestuarve është  Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër. Por Bilali ka qenë dhe një ish-kampion boksi.

Nw vitin 2012 Astmer Bilali ishte boksieri i vetëm nga katër kuqezinjtë që mundi të kualifikohej një tur në turneun kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.

Por, humbja që pësoi në raundin e 1/8-ve me boksierin rumun Ionut George i dha fund edhe ëndrrës kuqezi për t’u përfaqësuar për herë të parë në historinë e saj me sportistë në një eveniment si Lojërat Olimpike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura