EMRI/Dhunimi i 5 punonjësve të HEC-it, policia: Ja çfarë gjetëm në vendngjarje. Kemi një të arrestuar

Oct 11, 2017 | 16:02
SHPËRNDAJE

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku nga persona të pa identifikuar u dhunuan dy shtetas, punonjës në një firmë Hec-i. Pas një pune të mirorganizuar dhe intensive u bë e mundur identifikimi i aurorëve të dyshuar të cilët ushtruan dhunë ndaj dy shtetasve.

Arrestohet në flagrancë nga Policia një shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë Shoqërohen në Komisariatin e Policisë 8 shtetas të tjerëpoliciaa1

 

Ngjarje e ndodhur

: Rreth orës 17.00 datë 10.10.2017 salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë është njoftuar nga spitali i Bulqizës se kanë ardhur për të marë ndihmë mjekësore dy shtetas.

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në ambjentet e spitalit ku kanë konstatuar duke marrë ndihmë mjekësore shtetasit G.B, 50 vjeç, banues në Elbasan, dhe shtetasin I.R, 45 vjeç, banues në Durrës, punonjës në një firmë Hec-i.

Dy shtetasit e lartëpërmendur kanë deklaruar se sëbashku me tre punonjës të tjerë në vendin e quajtur ‘Liqeni i Bardhë’, Valikardhë-Bulqizë, janë dhunuar me sende të forta nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar dhe me armë zjarri në ajër.

Dy shtetasit e mësipërm janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa tre të tjerët nuk kanë marrë asnjë dëmtim. Menjëherë pas deklarimeve të marra Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga specialistët e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Gëzim Liçi, 44 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se ka dhunuar shtetasit G.B dhe I.R. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B.L, A.L, R.S, (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë model 56. Si dhe janë konstatuar dëmtime të pjeshme në xhamat e dy mjeteve. Vijojnë hetimet për zbardhje e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e personave që janë shpallur në kërkim. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura