Emri/ Zbulohet letra, gjyqtarit të Kushtetueses i revokohet viza amerikane

Feb 3, 2017 | 13:43
SHPËRNDAJE

Një tjetër gjyqtari shqiptar i është revokuar viza amerikane që kishte me afat deri në vitin 2018. Por, me komunikim të posaçëm, Ambasada amerikane i ka bërë këtë vit revokimin e saj.

Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. Ndërkohë që gjithçka u zbulua pas një letre që kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja i drejton ambasadës amerikane në Tiranë, me të cilën kërkon të sqarohet lidhur me vendimin e ambasadës për heqjen e vizës ndaj gjyqtarit Imeraj.

dedja

Kjo letër që mban datën 1 Shkurt 2017 i është dërguar për dijeni edhe krerëve të institucioneve, si Presidenti, kreu i Parlamentit, ministri i Jashtëm.

LETRA 

Përmes kësaj shkrese përfitoj nga rasti tu përcjell përshëndetjet e sinqerta dhe njëkohësisht urimet më të mira për bashkëpunimin mes dy vendeve tona dhe për më tepër për kontributin tuaj në kuadër të zhvillimit të reformës në drejtësi.

Në mbështetje dhe respektim të plotë të statusit të veçantë protokollot që një anëtar i gjykatës Kushtetuese gëzon, z. Besnik Imeraj ka qenë mbajtës i një vize të lëshuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me afat përdorimi deri në vitin 2018.

Sipas z. Imeraj më datën 26.01.2017, i është komunikuar nga Shërbimet Konsullore, revokimi i vizës, duke mos i dhënë asnjë arsye mbi këtë veprim.

Ju drejtohem lidhur me shqetësimin e ngritur nga z, Imeraj pranë trupës së Gjykatës Kushtetuese për revokimin e vizës dhe nevojën e tij për t’u informuar mbi arsyet e revokimit, brenda kuadrit ligjor, rregullator mbi të cilin Ambasada e SHBA vepron.

Me konsideratë më të lartë!
Kryetari Bashkim Dedja

Letren e ka publikuar Opinion.al

letra

letra1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura