EMRI/ Vodhi marketin nën kërcënimin e një pistolete lodër, policia arreston autorin

Sep 3, 2018 | 18:09
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë autorin e vjedhjes me dhunë të një marketi nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Janë sekuestruar pistoleta çakmak, sasia e parave të vjedhura, një maskë kirurgjie dhe doreza.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, mesditën e sotme sapo kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market kanë organizuar menjëherë shërbimet duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Keni Braçe 27 vjeç, banues në Durrës.

Braçe, në lagjen Nr.8 Durrës ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale, pistoleta tip çakma, maskë kirurgjie,  doreza, sasia e lekëve të vjedhura ( 79 300 lekë të reja).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura