EMRI/ U vuri zjarrin vreshtave të dy personave, arrestohet i riu në Sarandë

Sep 14, 2018 | 11:40
SHPËRNDAJE

Policia arreston në flagrancë një shtetas për zjarrvënie të qëllimshme. Ne pranga eshte vene shtetasi Sajmir Abduli, 25 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Policia e Sarandes
Policia e Sarandes

“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 12.09.2018, ky shtetas u kap në flagrancë duke i vënë zjarrin në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Haliqe” Shalë”- njofton policia.

Sipas saj, zjarri ka dëmtuar rreth 7 Dynym vreshta-hardhi në pronësi të shtetasve A.Sh dhe B.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura