Emri/ U tërhoq 50 metra zvarrë dhe u hodh në kanal, kalimtari zbulon kufomën e të riut shqiptar. Policia rindërton skemën e vrasjes (FOTO)

Jan 17, 2020 | 17:41
SHPËRNDAJE

Kufoma e një të riu me origjinë nga Kosova u gjet mëngjesin e sotëm në një kanal që përshkon Kalkio, një komunë në Bergamo të Italisë. Viktima është Erion Morina, 20-vjeç.

CALCIO-2 Sipas asaj që është zbardhur deri më tani, i riu është sulmuar natën e kaluar gjatë një mosmarrëveshje, duke u goditur me grushte dhe sende të forta e më pas është hedhur në ujë nga personi që është vrarë. Gjurmë gjaku u gjetën në trotuarin afër kanalit.

Mediat italiane shkruajnë se një burrë është arrestuar për vrasjen e të riut, i cili është gjithashtu nga Kosova. Ai dyshohet se është përfshirë në vdekjen e Morinës, ndërsa do të merret në pyetje nga hetuesit.

omicidio calcio bergamo ansa-2

Trupi u zvarrit për 50 metra para se të hidhej në “Naviglio”

Policia vendase ka zbuluar se si agresori ashtu edhe viktima kanë pasur një sherr fizik midis tyre përpara se 20 vjeçari të goditej ndoshta me një shishe ose kaçavidë në pjesën e pasme ose në kokë.

Nuk është e qartë ende nëse 20 vjeçari kishte vdekur kur u tërhoq zvarrë në asfalt për mbi 50 metra dhe u hodh në Naviglio. Trupi i tij u vu re mëngjesin e sotëm nga një kalimtar, i cili pikasi kufomën duke notuar në ujë menjëherë pas orës 7 të mëngjesit.CALCIO-1

Për të ndihmuar karabinierët në rindërtimin e asaj që menjëherë dukej si vrasje ishin gjurmët e gjakut të gjetura në një trotuar para një bari ku edhe nisi sherri midis dy burrave. Trupi i viktimës u transportua në morg ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes.

/S.Ll/Panorama/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura