EMRI/ U kap brenda shtëpisë së barit në Angli, 19-vjeçari shqiptar dënohet me burg. Kishte babain e sëmurë dhe me borxhe

Feb 1, 2023 | 10:08
SHPËRNDAJE

Një 19-vjeçar shqiptar është dënuar me nëntë muaj burg në Britaninë e Madhe pasi u kap brenda një fabrike kanabisi në Staffordshire të Veriut.

angli

Policia zbuloi 188 bimë pasi u futën me forcë brenda pronës. Geraldo Meta kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar gjashtë muaj më parë dhe kishte qenë i pastrehë.

Gjatë aksionit policor në dhjetor të vitit të kaluar, 19-vjeçari u gjet i fshehur poshtë krevatit të tij brenda shtëpisë së barit.

Prokurori Andrew Wallace u shpreh se: Brenda pronës ishin mjetet e zakonshme dhe një numër i madh bimësh në faza të ndryshme të rritjes. Çmimi i bimëve të gjetura mund të shkonte nga 12 mijë deri në 40 mijë paund”.

Avokati i tij tha se 19-vjeçari ishte treguar naiv dhe se kishte ardhur në Britaninë e Madhe me gomone duke rrezikuar jetën për të shlyer borxhet e babait të tij që ishte i sëmurë.

“Ai mbërriti në Britani me gomone. Ai thotë se u largua nga Shqipëria pasi babai i tij ishte sëmurë, kishte hyrë në borxhe dhe ai ishte përgjegjës për borxhin. Në Shqipëri ai jetonte me motrën, mamin dhe babin. Ai ishte kamarier para se të largohej”, tha mes të tjerash avokati për 19-vjeçarin shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura