EMRI/ Tritol makinës së drejtorit të Hekurudhave në Durrës, reagon Policia: Pakos i mungonin…

Nov 19, 2018 | 12:16
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht pas lëndës artizanale (plasëse) që u gjet afër makinës së drejtorit të Hekurudhës në Durrës, Ani Dyrmishi.

Sipas policisë, rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse, ndërkohë po hetohet rreth ngjarjes.

Policia-e-Durresit

NJOFTIMI I PLOTË

Sot rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse. Në vendin ku u gjet pako, ishte parkuar mjeti tip ‘Pasat’ me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A.D. me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave. Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë.

Nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Një sasi eksplozivi i është vendosur makinës së drejtorit të Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi.

Sipas informacioneve mjeti i Dyrmishit ndodhej i parkuar në lagjen ku ai banon, që është afër stacionit të trenit.

makina1

Mësohet se lënda plasëse është venduar gjatë natës në makinë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar se Dyrmishi e ka pikasur lëndën plasëse në mjetin e tij.

Ai e ka parë tritolin që ishte në makinën e tij dhe nuk ka tentuar të që të futet brenda saj. Dyrmishi mban postin e Drejtorit ë Hekurudhave prej rreth një viti, me herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të zyrës se Pasurisë se Paluajtshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura