EMRI/ Tenton t’i shpëtojë policisë, arrestohet shkodrani me 22 kg drogë në makinë

Dec 17, 2017 | 10:53
SHPËRNDAJE

Nje 32 vjeçar eshte arrestuar nga forcat Shqiponja me 22.5 kg lende narkotike ne makine.

Burime zyrtare nga policia bejne me dije se shtetasi Bardhok Qershia banues ne Shkoder tentoi t’i shpetoje policise, duke mos iu bindur urdherit te ndalimit nga postblloku i policise. Gjate levizjes me shpejtesi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dale nga rruga, por pa u demtuar.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Bardhok Qershia, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

shkoder

Njoftimi i policisë:

Nuk i bindet urdherit të policisë, tenton të largohet pasi transportonte lëndë narkotike, por arrestohet në flagrancë.

Sekuestrohen 22.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa

Më datë 17.12.2017, nga forcat e posaçme Shqiponja” u arrestua në flagrancë shtetasi:

Bardhok Qershia, 32 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër,

Arristimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi, shërbimet e policisë “Shqiponja” gjatë patrullimit në fshatin Grude kanë konstatuar një mjet tip “Volkswagen” me targa AA338NG, ku i kanë bërë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijur lëvizjen me shpejtësi.

Drejtuesi i automjetit duke qarkulluar me shpejtësi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga por pa pësuar dëmtime vetë dhe pasagjeri që udhëtonte më të, ku kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të fshatit Grudë.

Gjatë tentativës për tu larguar shtetasi i lartpërmendur ka nxjerrë nga makina dhe ka hedhur në rrugë një çantë sportive ku brenda saj kishte 19 pako të mbështjella me natriban, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gjithësej 22.5 kilogramë.

Forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit Bardhok Qershia, ndërsa shtetasi tjetër që ishte pasagjer ka mundur të largohet, ku është shpallur në kërkim nga ana e Policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura