Emri/ Tentoi të fuste Iphone në burg, arrestohet gardiani. E kishte fshehur në këpucë

Sep 10, 2018 | 15:17
SHPËRNDAJE

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në datën 9 shtator 2018 ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë të IEVP-së Fushë-Krujë, Bib Prend Beqiri, 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

kepuca dhe celulari

Arrestimi i këtij shtetasi u krye për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit atij i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë, bënë me dije burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë.

Kepuca

Pas kontrollit të imtësishëm nga ana e punonjësve të sigurisë së IEVP-së Fushë-Krujë u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5, ngjyrë e zezë, pa kartë SIM.

Kepuce dhe celulari i fshehur

Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishen e karikimit të këtij aparati telefonik.

celulari dhe kepucet

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi Bib Beqiri  ka konsumuar elementet e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorimi i detyrës” dhe konkretisht nenet 324/a dhe 248 të Kodit Penal.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura