EMRI/ “Të lutem shef mos agravo në dhunë”- Zbardhet dëshmia e gruas së avokatit të shoqëruar me forcë në Lezhë: Oficeri dhunon edhe të miturit. Çfarë i kërkova shefit të SHÇKB-së

Oct 27, 2020 | 21:11
SHPËRNDAJE

Sot në Komisariatin e Policisë së Lezhës është shoqëruar avokati Gjergj Neli.

“Panorama” raportoi se ai është marrë forcërisht nga zyra e avokatisë ku po punonte, në prani të bashkëshortes së tij, e cila është zv.kryetare e dhomës së avokatisë Lezhë, Shaqe Marinaj.

Marinaj para medieve ka treguar se ishte oficeri Myrteza Mehmeti, i cili ka marrë forcërisht dhe ka dhunuar atë.

Teksa shprehet se oficeri në fjalë dhunon edhe të mitur në Komisariat, Marinaj ka njoftuar se ka tentuar të telefonojë shefin e SHÇKB-së për të bërë një denoncim mbrëmjen e sotme.

Pjesë nga deklarata:

Shaqe Marinaj: Efektivi quhet Myrteza Mehmeti. Ndaj tij janë bërë kallëzime edhe nga persona të tjerë, i cili përdor dhunë edhe ndaj të miturit në Komisariatin e policisë, sa herë që bëhen shoqërime dhe një rast ndër to është ai që edhe ne e kemi denoncuar para trupit gjykues në Shkodër. Që nga ky moment ky zotëri mundohet të sjellë konflikte dhe për arsye të denoncimit që do bëja unë që edhe në këtë moment më dhemb supi dhe koka, nga dhuna që ushtroi ndaj avokatit që shoqëroi, duke qenë unë mes tyre dhe duke më sjellë mua.

I kërkova disa herë: “Të lutem shef mos agravo në dhunë”. Jemi njerëz publikë, jemi njerëz që i shërbejmë qytetarëve që i drejtohen zyrës sonë ligjore.

Kam njoftuar shefin e SHÇKB-së në drejtorinë  e Policisë Lezhë dhe i kam kërkuar që unë sonte dua të bëj një denoncim ndaj një punonjësi të Policisë së Shtetit, sepse në këtë shtet nuk jemi të sigurt për jetën tonë.

VIDEO E DEKLARATES SE PLOTE PAS PAK…

LEXO EDHE:

Shoqërohet në polici avokati në Lezhë, Ja pse është ndaluar dhe çfarë thotë bashkëshortja e tij

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura