Emri/ Shqiptarja përplaset për vdekje nga automjeti i drejtuar nga një 81 vjeçar

Jul 15, 2020 | 20:39
SHPËRNDAJE

Një grua gjeti vdekjen në një aksident rrugor rreth orës 12:00 të ditës së sotme në Itali.

1

Viktima është shqiptarja Suzana Methasani, e cila jetonte prej vitesh në Valencia.

Një automjet drejtuar nga një burrë 81 vjeçar, banues në zonë ishte shkaktar i aksidentit.

Policia bashkiake ndërhyri dhe agjentët po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e aksidentit. Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë urgjencë, por nuk mund të bënte asgjë për gruan 57 vjeçare.

2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura