EMRI/ Shqiptari mes gjakut me një plumb në ballë, policia: Përjashtojmë grabitjen se…

Mar 19, 2018 | 14:38
SHPËRNDAJE

Identifikohet shqiptari që po lufton për jetën në Itali, pasi u gjet i gjakosur, i qëlluar me një plumb në ballë.

policia italiane

Mediat italiane shkruajnë se ai është Mustafa Hasi, 52-vjec nga Shqipëria. Ngjarja ndodhi në një fshat në Borgo Cervaro, pak kilometër nga Foggia. Burri ndodhet në gjendje shumë të rëndë në reanimacionin e spitalit të zonës dhe mjekët nuk japin garanci për jetën.

Atë e zbuloi pronari i vilës dhe fermës ku shqiptari shpesh herë gjente strehim në këmbim të punëve të mirëmbajtjes që i bënte.

Ai nisi ta kërkonte pasi nuk po e gjente dhe konstatoi trupin e shtritë përtokë dhe njoftoi policinë dhe ambulancën.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet, por përjashton pistën e grabitjes, pasi sic thonë hetuesit ai nuk kishte para me vetë dhe asgjë tjetër që mund të grabitej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura