EMRI/ Shqiptari i ekzekutuar në Spanjë, dyshohet autor i një vrasjeje në 2008. Dëshmitë e para, policia: Po hetojmë për…

Sep 5, 2018 | 13:20
SHPËRNDAJE

Dalin te tjera detaje per ekzekutimin e nje shqiptari 43-vjecar ne Spanje. Mediat vendase raportojne se ngjarja ka ndodhur ne Reus të provincës Tarragona në Katalonjë dhe është identifikuar si Fatmir A.,i dënuar më parë për vrasjen e një 26-vjeçari të ndodhur në Cambrils në Shkurt të vitit 2008,

policia

Sipas hetimeve te para, mediat raportojne se shqiptari ishte perfshire ne nje vrasje në një stacion benzine në Cambrils në vitin 2008.

Policia qe po heton per ngjarjen ben me dije se hakmarrja mbetet nje nga pistat kryesore.

Policia u njoftua per ngjarjen nga banore te zones, te cilet dhane alarmin per te shtena dhe me pas per nje njeri te shtrore pertoke. Policia e gjeti ne rruge, me disa plage plumbash.

Viktima ka qenë e shtrirë në trotuarin e rrugës së Josep Maria Prous, pranë një zone për këmbësorë.

Prane vendit ku ndodhi ngjarja ka shtepi banimi. Siç shpjegoi një nga qiramarrësit per policine, degjoi kater te shtena dhe mundi te shihte se si një mjet u arratis duke shtuar shpejtesine. Viktima, sipas tij, vdiq ne vend, pasi kishte marre plumb ne koke.

Fqinjët e tjerë kanë vënë në dukje se dëgjuan te shtena dhe me pas britma dhe zhurmen e rrotave te nje makine ne asfalt me shume shpejtesi.

***

Më 20 maj 2008, Garda Civile arrestoi një 33 vjeçar shqiptar në Tarragona si vrasës i dyshuar i një burri. Krimi kishte ndodhur më 29 shkurt të atij viti në stacionin e benzinës “Los Conejos” në Cambrils, në kampin Baix. Ai u arrestua më 20 Maj pas hetimeve të policisë, i cili u identifikua si autor i vrasjes së të riut. Policia beri me dije ne ate kohe se shqiptari jetonte me identitet te rreme, perdorte dokumente false bullgare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura