Emri/ Shqiptari i dënuar me 20 vjet burg në Itali kapet në Durrës

Jul 8, 2017 | 13:00
SHPËRNDAJE

Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, dënuar me 20 vjet burgim.

hatija

Policia e Durresit ben me dije se specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të veprave penale në fushën e lëndëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Alket HATIJA 45 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policise, Gjykata e Apelit/ Itali me Vendimin Nr. 4526, datë 30.09.2015 ka caktuar masën e dënimit me 20 vjet burgim, më ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale” Trafikimi I lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenet art.110, art.73, 73/6 , 80/ 2 të Kodit Penal Italian dhe Dekretit Nr. DPR 309/90. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura