EMRI/ Shqiptari, baba i dy fëmijëve “hero” në Francë. I japin leje qëndrimi si mirënjohje

Sep 12, 2018 | 8:22
SHPËRNDAJE

Florim Shehu nga Kosova, i cili ka tre vjet që jeton në Francë, ka marrë leje qëndrimin në shtetin francez, pasi në muajin qershor kishte arritur të shpëtojë gjashtë persona, të cilët kishin mbetur të ngujuar nga përmbytjet si pasojë e një stuhie shiu që kishte kapluar qytetin Change.

florim

Lajmin e japin mediat franceze, qe e cilesojne ate me nje hero qe sakrifikoi vete, la makinen e tij t’ja merrte rrjedha e ujit dhe shpetoi njerezit qe ishin ne rrezik jete.

Shqiptari 33-vjeçar, baba i dy femijeve mori leje qëndrimi në një ceremoni solemne të organizuar nga komuna e Change.

Të shtunën, më 8 shtator, Florim Shehu mori një letër nga prefektura duke i thënë atij se i ishte dhënë një leje qëndrimi, e vlefshme për një vit.

Komuna i dha të shtunën edhe mundesine te blinte makinen qe kishte humbur ne permbytje. Blerja e saj u mundesia nga parate qe mblodhen gjithe banoret ne shenje mirenjohje.

“Unë jam një njeri i lumtur”, tha Florim Shehu per mediat franceze. “Unë dhe familja ime janë të integruar mirë në Changé. Madje tani kam edhe shume mundesi per pune”.

Ai ishte pa pune dhe pa dokumente. Florimi kishte aplikuar për azil në dhjetor të vitit 2017 nga prefektura e Majuestit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura