EMRI/ Shkuan të verifikonin lidhjen e paligjshme, kavajasi qëllon me armë drejt punonjësve të OSHEE

Jan 13, 2018 | 9:26
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë ku një person ka hapur zjarr ndaj punonjësve të OSHEE.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites e ndërsa burime zyrtare bëjnë me dije se nuk ka të lënduar.

oshee-kujdesi

Në një njoftim për mediat OSHE informon se:

Gjate ushtrimit te detyres per kontrollin dhe verifikimin ne terren te abonenteve, sot rreth ores 16.00, grupi i punes se OSHEE Drejtoria Rajonale Durres, ka hasur ne rezistencen e abonetit Dritan K., i cili perdori arme zjarri ndaj punonjesve te OSHEE, ku fatmiresisht nuk pati te lenduar. Ngjarja ndodhi ne Kavaje.

Abonenti eshte ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armes se zjarrit, çifte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura