EMRI/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali, grabiste dhe terrorizonte të moshuarit, metodat që përdorin

Jun 19, 2018 | 19:09
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë bërë të ditura për bandën e shqiptarëve që u shkatërrua një ditë më parë në Itali.

Sipas mediave në vend mësohet se shqiptari i arrestuar është një person që i thërrisnin  Eduard që ishte dëbuar nga Italia, fshihej dhe janë dashur shumë orë kërkime për ta gjetur atë.

download (1)

Një tjetër detaj që është bërë publik është se shqiptarët dhe anëtarët e tjerë të bandës, torturonin që të moshuarit gjatë grabitjes së banesave të tyre.

Sipas mediave një i moshuar ishte rrahur me gurë për vetëm 100 euro. Banditët përdorin dhe  kaçavida dhe përdorin dhunën fizike për të përhapur terror.

Banda e hajdutëve ishte e përbërë nga shqiptarë, që ishin dhe kyesorë, moldave dhe persona nga kombësi të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura