EMRI/ Rreh djalin e mitur, policia kap mat babanë e dhunshëm. Por çfarë gjejnë kur i kontrollojnë shtëpinë

Sep 18, 2018 | 18:32
SHPËRNDAJE

Perfundon ne pranga nje baba i dhunshem ne Tirane. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin Bilbil Dafku, 47 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i tij u bë pasi ka keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur shtetasit D. D., 15 vjeç”- njofton policia. Sipas saj, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet dhe armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

arsenali

Njoftimi i policise 

Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Bilbil Dafku, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur shtetasit D. D., 15 vjeç.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– Automatik model 56

– 2 karikatorë me fishekë

– 347 fishekë model 56

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Keqtrajtim i të miturit”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 124/b, 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura