EMRI/ Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet i riu në Sarandë (Video)

Jun 18, 2018 | 9:53
SHPËRNDAJE

Një 24-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi gjatë një kontrolli nga policia i është gjetur një armë në makinë.

Sipas njoftimit nga policia Alvin Musaj, 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas, më datë 17.06.2018, në vendin e quajtur “Rruga e pestë” , Sarandë, u kap me një armë zjarri pistolet tip “Smith & Wesson”, me 6 fishekë.

arme

Njoftimi i plotë

Vijojnë kontrollet në qytet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë nga policia. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë tip “Smith&Wesson”.

Në zbatim të plan masava të marra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë se jetës në qytet policia ka vijuar kontrollet e territorit si dhe ndaj shtetasve të ndryshëm për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.

Në këtë kuadër Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Alvin Musaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, më datë 17.06.2018, në vendin e quajtur “Rruga e pestë” , Sarandë, u kap me një armë zjarri pistolet tip “Smith & Wesson”, me 6 fishekë.

Arma e zjarrit dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura