EMRI/ Pronari i lokalit kanos me armë, gabimi i pafalshëm që bëri kur i shkoi policia. Ishte pajisur me…

Oct 17, 2017 | 14:40
SHPËRNDAJE

E peson keq nje 29-vjecar, pasi kanos me armë zjarri një shtetas dhe kundërshtoi punonjësit e rendit publik gjatë shoqërimit.

radio1

Policia e Tiranes ben me dije se ka arrestuar shtetasin Fatjon Hasimi, 29 vjeç, banues në Tiranë. Sipas saj, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij i konstatohet dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radio marrëse dhe dhënëse.

radio

Njoftimi i policise 

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, pranë D.V.P.Tiranë, më datë 16.10.2017, arrestuan shtetasin :

– Fatjon Hasimi, 29 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri të llojit pistoletë, shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radio marrëse dhe dhënëse.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Vjedhje e energjisë elektrike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 84, 236, 137 dhe 247 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura