EMRI/ Pronari i lokalit e pëson pas sherrit me fqinjët, kontrolli i bën gjëmën. Dyshohet për lidhje me …

Jul 19, 2018 | 9:11
SHPËRNDAJE

Ka rënë në “rrjetën” e Policisë një 52- vjeçar nga qyteti i Peshkopisë. Ka mjaftuar një sherr mes tij dhe fqinjëve që efektivët e Komisariatit të Dibrës të ushtronin kontroll në lokalin e Njazi Pilafit.

Nga kontrolli, Policia ka sekuestruar lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore. Policia lokale e ka motivuar aksionin e saj në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, parandalimin e konflikteve dhe goditjen e paligjshmërisë.

Zyrtarë të Drejtorisë së Policisë Dibër bënë me dije se nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi.

policia diber

Mësohet se arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit, në qytetin e Peshkopisë, iu gjetën të fshehura 7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë), 58 copë kapsolla detonatore, si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Policia po heton intensivisht për të zbuluar qëllimin e posedimit të këtyre lëndëve plasëse, të rrezikshme për jetën e njerëzve dhe që shkaktojnë dëme të mëdha nëse vendosen në objekte të caktuara.

Nuk është ende e qartë nëse Pilafi grumbullonte dhe shiste lëndë plasëse apo ishte transportues i tyre. Ndërkohë po hetohen lidhjet e mundshme të tij me kontingjente të Policisë. Aktualisht, dibrani do dalë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi 

Vijojnë kontrollet nga strukturat e policisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Sekuestrohen lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore

Arrestohet në flagrancë poseduesi

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, parandalimin e konflikteve dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e policisë së Dibrës kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa ambjente ku në një lokal u gjetën dhe u sekuestruan lëndë plasëse, kapsolla e fitil zjarrpërcjellës.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :

Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, i’u gjetën të fshehura dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila, gjithësej 2 kilogramë e 800 gramë)

58 copë kapsolla detonatore.

Si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura