Policia, kontrolle të befasishme. Arreston një të ri në lokal, 6 shoqërohen (Emri+detaje)

Oct 18, 2018 | 8:42
SHPËRNDAJE

Nje person eshte vene ne pranga dhe 6 te tjere jane shoqeruar pas nje aksioni te policise ne Librazhd. Policia ben me dije se aksioni eshte ne vijim te punes per identifikimin dhe goditjen e personave, të cilat dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike, por janë kryer gjithashtu edhe kontrolle blic për persona që lëviznin me armë.

1537726071_policia

Njoftimi i policise 

Policia kontrolle në lokale dhe akset rrugore për kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri,  personave në kërkim , apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në afërësi të shkollave. Goditet një  tjetër tetative për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”,  falë një pune të mirë-organizuar, bazuar dhe  në informacionet e marra në rrugë  operative se një shtetas që ndodhej në një lokal në afërsi të  një shkolle, mund të   shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • Ardit Lleshi, 28 vjeç, banues në fshatin Polis Gostim, Librazhd.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga  shërbimet e Policisë në një lokal në afërsi të një shkolle, shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit i gjetën  një sasi lënde narkotike  rreth  6.22 gramë  e dyshuar Canabis Sattiva, që e kishte gati për ta shitur.

Shërbimet e Policisë kanë  vijuar kontrollet   në ambiente të tjera dhe në aksin rrugor , ku kanë shoqëruar në ambjentet e policisë për verifikim edhe  6 persona, kryesisht me preçedentë penal të mëparshëm, si dhe kanë bllokuar 2 mjete për mungesë të  dokumentacionit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura