EMRI/ Policia arreston autorin e plagosjes në Vlorë, thikë 34-vjeçarit pas …

Nov 16, 2018 | 8:42
SHPËRNDAJE

Arrestohet autori i plagosjes se mbremshme ne Vlore. Policia ben me dije se ka vene ne pranga te riun Marius Pajo 20 vjeç, banues në Vlorë.

opolicia-vlore

Sipas policise, mbrëmje rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori” pas postës dyshohet se ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.

Njoftimi 

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori” pas postës dyshohet se ky shtetas ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin B.G, 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.

I dëmtuari ndodhet i shtruar dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit të çastit midis tyre për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, neni 88 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura