EMRI/ Polici i Rrugores kapet në flagrancë, ja pse i vunë prangat

Jan 16, 2018 | 13:04
SHPËRNDAJE

Perfundon ne pranga nje efektivi i Policisë Rrugore. Lajmin e ben me dije Ministria e Brendshme, e cila njofton se strukturat e Drejtorisë së SHÇBA-së Tiranë arrestuan efektivin e Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor në kryeqytet Arjan Meça, me detyrë trup shërbimi në Sektorin Inter-urban.

arrestim

“Ky punonjës policie u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korupsion pasiv, nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, pasi mori një sasi lekësh nga një drejtues mjeti”- njofton MB.

Materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

“SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën [email protected]”- thuhet ne njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura