EMRI/ Po vidhte biçikletën elektrike, i “arratiset” policisë dhe fshihet në tren. Kush është shqiptari i prangosur

Nov 10, 2019 | 15:17
SHPËRNDAJE

Ata po përpiqeshin të vidhnin një biçikletë elektrike, por u pikasën nga policia dhe u arrestuan.

x800_legata-solo-ruota-664x441.jpg.pagespeed.ic.33eDpEo2CD

Karabinierët italianë në Sant’Agnello prangosën 24 vjeçarin shqiptar Orjal Meçaj dhe Miloud Tahiri, një marokenë 37-vjeçar, të dy me precedentë të mëparshëm.

Policia i vëzhgoi ata teksa përpiqeshin të grabisnin një biçikletë elektrike të lidhur me zinxhirë pranë një pike postare. Me një kaçavidë, ata kishin hequr tabelat e shtyllës ku ishte lidhur biçikleta dhe përpiqeshin ta nxirrnin, por u vunë re.

Pasi arritën të largoheshin, dy burrat u “strehuan” në një prej vagonëve të trenit të parkuar në stacionin Sant’Agnello.

Ata shpresuan të largoheshin me të, por policia ndali trenin dhe filloi kontrollin, duke bllokuar dy hajdutët. Ata janë arrestuar dhe pritet të dalin përpara gjykatës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura