EMRI/ Plagosi me armë shqiptarin 10 ditë më parë, policia arreston autorin, dyshohet për krim pasioni

Aug 14, 2018 | 18:33
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka arrestuar autorin e plagosjes së një shqiptari në Itali, ngjajre e ndodhur 10 ditë më parë.

Sipas mediave në vend ngjarja ka ndodhur vendin e quajtur Oderzo, kur 40-vjeçari shqiptar Durim Qefa u qëllua me armë kur po kthehej nga shtëpia, pasi punonte si roje sigurie ne një lokal.

image

Mësohet se sot policia italiane ka arrestuar të dyshuarin si autorë të plagosjes. Ai është një tjetër shqiptar me iniciale A.A. 39 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se bëhet fjalë për një krim pasioni. Sipas të dhënave, 40-vjeçari i plagosur kishte pasur një aferë me gruan e autorit, shkruajnë mediat italiane. 39-vjeçari po tentonte të arratisej nga vendi përpara se të arrestohej nga policia italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura