EMRI/ Përplasi për vdekje këmbësorin, la makinën dhe iku me vrap, por…

Aug 14, 2018 | 8:59
SHPËRNDAJE

Arrestohet autori i aksidentit me vdekje ne Portez te Fierit. I riu 20 vjecar, pasi perplasi per vdekje kembesorin u njoftua fillimisht se u largua ne kembe duke lene makinen ne vendin e ngjarjes, por me pas policia sqaroi se ai e kishte derguar ate ne spital dhe vete kishte shkuar ne shtepi, por me pas u dorezua ne polici.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia ben me dije se rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, automjeti tip “Opel” në emër të shtetasit V.P, 54 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Arrestimi 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

•Gelsion Pajo, 20 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përfshirë në një aksident ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz.

Shtetasi Gelsion Pajo, pas përfshirjes në aksident e ka dërguar këmbësorin e aksidentuar në spital dhe është larguar për në banesë dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Informacioni paraprak 

Në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, automjeti tip “Opel” në emër të shtetasit V.P, 54 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Drejtuesi i mjetit pasi e ka goditur këmbësorin është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe mjetin e ka lënë aty.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura