EMRI/ Nxori armën në dasmë dhe qëlloi, kapet i riu. E pëson edhe babai i nuses

Oct 20, 2018 | 9:47
SHPËRNDAJE

Arrestohet nje i ri, pasi ka qelluar me arme ne dasmen ku ishte i ftuar, nderkohe qe keq e ka pesuar edhe babai i nuses.

arrestimi-587x308

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Gribe ne Elbasan, ku shtetasi Fabjon Selami, 27 vjeç ka qelluar me arme zjarri ne dasmen e vajzes se shtetasit L.M., 59 vjeç.

Pas arrestimit te te riut per arme pa leje, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mos kallzim krimi” edhe shtetasi L.M.

Njoftimi i policise 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Fabjon Selami, 27 vjeç, banues në fshatin Kalaj, Gramsh, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.10.2018, në fshatin Gribë, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në ceremoninë e martesës së vajzës së shtetasit L.M., 59 vjeç.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mos kallzim krimi” edhe shtetasi L.M.

Materialet Hetimore i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura