EMRI/ Ndezi zjarr për të djegur tokën, 47-vjeçari në Fier i vë flakën dhe urës së fshatit

Jun 23, 2018 | 9:41
SHPËRNDAJE

Një 47-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë pasi ai ka ndezur një zjarr në tokën e tij, por më pas flakët janë përhapur dhe ka djegur dhe urën e fshatit.

auto_zjarr1502045575

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

-Mentor Hatia, 47 vjeç, banues në Kallm, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke djegur mbeturina te toka e tij, ka djegur edhe urën me basarela e cila kalonte mbi lumin Seman dhe lidhte fshatin Belinë me fshatin Kallm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura