EMRI/ Mjeku reanimator i Infektivit preket nga koronavirusi, shtrohet në spital

Apr 4, 2020 | 12:36
SHPËRNDAJE

Mjeku reanimator i Spitalit Infektiv eshte prekur nga koronavirusi. Mengjesin e sotem ai eshte shtruar ne repartin infektiv ku po trajtohet pasi rezultoi pozitiv ne testin e bere per koronavirusin.

Mjeku reanimator, Xhaxho
Mjeku reanimator, Xhaxho

Lajmin e ka bere me dije ish-deputeti i PD-se dhe ish minister i Shendetesise, Tritan Shehu, i cili mes nje mesazhi i ka uruar atij sherim te shpejte.

Ja mesazhi i tij 

I dashur Landi te urojme sherim te shpejte!
Kolegu, miku i ngushte, reanimatori i talentuar, novator i vecante e pedagogu njerezor Prof. Roland Xhaxho, eshte shtruar sot ne repartin infektiv i prekur nga ky virus.
Mbasi ka qene gjate gjithe kesaj periudhe person kryesor ne pershtatjen e sherbimeve te reanimacionit per perballjen me kete epidemi, sic duket do t’i duhet te “pushoje” disa dite, tashme si pacient i perkoheshem.
Megjithese jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do te vazhdoje te jape kontributin e tij te cmuar me dijet, energjite e optimizmin e perhershem.
Sherim te shpejte aty midis kolegesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura