Emri merr më qafë shqiptarin, e arrestojnë para se të hipte në avion, sepse…

Sep 21, 2018 | 9:08
SHPËRNDAJE

Ishte nisur për në aeroport, për të marrë avionin për Gjermani, vendin ku jeton e punon prej shumë vitesh.

arrestimi-587x308

Por, Rexhep Rexhepi, nuk arriti që të hipë fare në avion, të shtunën e 15 shtatorit, shkruajne mediat e Kosoves.

Derisa bileta iu dogj, Rexhepi thotë se tek më vonë e kuptoi se u ndalua gabimisht, pasi që emri i tij ishte i ngjashëm me një të kërkuari nga policia.  

Në stacionin e Policisë në Ferizaj ku edhe u soll Rexhepi, konfirmojnë ato që ka deklaruar Rexhep Rexhepi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura