EMRI/ Merr fund arratia e shqiptarit, iku nga burgu dhe plagosi kunatin. Ishte fshehur në…

Aug 3, 2018 | 10:34
SHPËRNDAJE

Arrestohet shqiptari Robert Uku, 45 vjecari qe u arratis nga burgu ne Torino ku vuante denimin per disa vepra penale, pasi me heret plagosi me thike kunatin e tij.

Ai ishte fshehur në një apartament në katin e pestë të një ndërtese në Torino, vetem pak pasi qelloi me thike kunatin, egjiptian, te cilit i shkoi ne banese, fill pas punes, qe bente si denim alterantiv, nderkohe qe pasdite e naten kthehej serish ne qeline e burgut.

Një arratisje qe zgjati më pak se 48 orë falë policisë, e cili i rindërtoi lëvizjet e tij, deri sa ra ne gjurme dhe e prangosi.

Mbi Robert Ukun tashme do te ngrihet edhe akuza e vrasjes ne tentative. Hetimi i policise vazhdon per te saktesuar shkakun e plagosjes dhe nese ai eshte ndihmuar nga dikush per t’u arratisur.

EMRI/ Kush është shqiptari që u arratis nga burgu në Torino, i shkoi kunatit në shtëpi dhe …

Ende asnje gjurme nga shqiptari qe u arratis nga burgu i Torinos ne Itali. Mediat italiane raportojne se ai quhet Robert Uku, eshte 45 vjecar dhe nderkohe qe vuante denimin, punonte ne një kompani në Moncalieri. Pas punes, ai nuk u kthye me ne qeli.

burg

Ai duhet te vuante denimin deri ne vitin 2022 për drogë, prostitucion, mbajtje armesh dhe krime të tjera.

Arratia 

Në vend që të kthehej ne qeli, 45 vjeçari shkoi ne banesen e kunatit te tij, nje egjiptian, ne periferi te Jugut të Torinos.

Mes të dyve pati nje sherr dhe shqiptari e plagosi kunatin me thike e pas kesaj ia mbathi. I lenduari u dergua ne spital, nderkohe qe policia eshte vene ne ndjekje te shqiptarit.

Nje zyrtar i burgut ka sqaruar se bëhet fjalë për një të dënuar shqiptar që ishte i dënuar deri në vitin 2022 dhe që po përfitonte nga një program ku 12 orë i kalonte duke punuar në një fabrikë pranë burgut dhe 12 orë të tjera i kalonte në qeli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura