EMRI/ Me makinë të blinduar dhe armë, arrestohet 26 vjeçari në Gjirokastër

Feb 4, 2018 | 14:58
SHPËRNDAJE

Një 26 vjeçar është arretsuar gjatë një pike kontrolli tek Ura e Vrionit në Gjirokastër ku i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Policia-shqiptare_0

26 vjeçari i identifikuar si Eros Spahiu, banues në Vlorë është ndaluar me një makinë të blinduar dhe pa  dokumentacion të rregullt.

Sipas policisë, 26-vjeçari në momentin e ndalimit udhëtonte si pasagjer me mjetin e blinduar me targa AA 124 NZ. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me fishekët dhe automjeti. Gjithashtu pas veprimeve të para hetimore, nga shërbimet e policisë është bllokuar dhe mjeti i blinduar në të cilin udhëtonte si pasagjer ky shtetas, pasi mjeti nuk dispononte dokumentacion të rregullt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura