EMRI/ Kush ishte presidenti serb që donte të merrte pjesë në varrimin e Rugovës, por nuk u pranua nga familjarët

Jan 21, 2020 | 13:57
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadic, kishte deklaruar se donte të merrte pjesë në funeralin e Ibrahim Rugovës.rugova-600x360

Megjithatë, familja e presidentit të ndjerë dhe institucionet e Kosovës e kishin refuzuar kërkesën e tij.

Këto palë kishin thënë përmes një deklarate se nuk është momenti i duhur që Tadici të marrë pjesë në varrim.

Tadic kishte thënë se ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Rugovës në shenjë mirësjelljeje.

Në ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova kishin marrë pjesë shumë personalitete të njohura. Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006 pas humbjes së betejës me kancerin./Gazeta Express.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura