EMRI/ Kush është shqiptari që vdiq në krahët e gruas në plazh

Aug 29, 2017 | 9:46
SHPËRNDAJE

Dita e pushimit në plazhin e Bibione kthehet në tragjedi për familjen shqiptare. Një 60-vjeçar banor i vjetër i Sacile vdes në krahët e gruas së tij.

3206369_1300_h11_3000141

Përpjekjet për ta shpëtuar Lirim Bicakun nuk patën vlerë, shkruajnë mediat italiane të cilat kanë publikuar edhe identitetin e shqiptarit.

Gjithçka ka ndodhur në sy të gruas së tij, nderkohe qe ai ra pa ndjenja, kur uji i kishte arritur ne pjesen e kembeve dhe jo ne thellesi te madhe.

Mediat italiane raportojne se bashkeshortet kishin shkuar te kalonin nje dite te qete nen rrezet e diellit e prane detit, por dita qe kishin planifikuar si pushim iu kthye ne tragjedi.

Gruaja kerkoi ndihme sapo pa burrin te binte pa ndjenja. Ne vend nderhyne mjeket dhe urgjenca dhe mesohet se burrit iu dha ne vend ndihma e pare, madje edhe me defibrilator. Por duket se gjithcka ishte e kote, pasi, mjeku u dorezua, kur burri nuk po jepte me asnje shenje jete.

Nga hetimet e para thuhet se viktima vuante nga problemet e zemrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura