EMRI/ Kush është shqiptari që u kap me kokainë dhe fishekë në banesë në Itali

Feb 22, 2018 | 22:57
SHPËRNDAJE

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Leçe me kokainë dhe materiale luftarake.

auto_BASI-ALVARO-322x4001519333881

Alvaro Basi, nga Shkodra, i cili jetonte prej kohësh në Leçe u arrestua pas një kontroll pasditen e djeshme në banesën e tij, duke gjetur 19.5 gram kokainë, materiale për të paketuar doza dhe 415 euro, para që mund të jenë fituar nga shitja e drogës.

Në banesën e tij kishte edhe 48 fishekë gjuetie të kalibrit 12, të ndaluar ligjërisht. I gjithë materiali është konfiskuar.

 

Rastet e të riut me drejtësinë janë të hershme. Në moshën 19 vjeçare u arrestua dhe u dënua për një tentativë grabitjeje ndaj një menaxheri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura