EMRI/ Kush është shoferi i kamionit që u kap me drogë në Durrës? Zbulohen detaje të reja

Dec 17, 2017 | 19:55
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje janë zbuluar për kapjen e kamionit me drogë që u ndalua mbrëmjen e sotme në Portin e Durrëstit.

Gazetari i ‘Panorama’ bën me dije se shoferi e kishe vendosur poshtë dyshekut të drejtuesit të mjetit sasinë prej 2 kg heroninë. I arrestuari është një 40 vjeçar i identifikuar si Drilon Istrefi.

8b28ad37-a3b1-4eb7-8efc-413ea2fce745

Droga ishte e mbështjellë në 4 pako me qese të zezë.

Ndalohet kamioni në Portin e Durrësit, sekuestrohet 2 kg heroinë

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar 2 kg heroinë e cila u gjet mbrëmjen e sotme e ngarkuar me pelet në një kamion.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se droga u zbuluar gjatë skanimit. Drejtoria e Doganave është në pritje të strukturat antidrogë për vijimin e hetimit të heroinës së gjetur në kamion. Autoritetet Doganore po vijojnë kontroll të përbashkët me policinë kufitare pasi mjeti u skanua dhe doli i markuar.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura