Emri, kush është personi që u përplas për vdekje nga deputeti Rakipi

Aug 12, 2017 | 19:49
SHPËRNDAJE

Del emri i viktimës që u aksidentua nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.

dep1log

Raportohet se viktima, Seit Sorra 54-vjeç, lindur dhe banues ne Kus,
Kashar, i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip Benz me targa AA002 CY.

54-vjeçari ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.

54-vjeçari që mësohet se ka qenë tregtar i zonës.

seiti viktima

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura