Emri/ Kush është kryeprokurori që kërkon arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm

Oct 19, 2017 | 21:17
SHPËRNDAJE

Kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, është personi që ka firmosur kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit për arrestimin e Saimir Tahirit.

mota-hajrarmataj-300x220

Sot,  Prokuroria për Krimet e Rënda i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, me qëllim arrestimin e tij për dy akuza, trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Ndërsa tani prite që të mblidhet Këshilli i Mandateve në 19:00, për t’i hapur rrugë veprimeve të mëtejshme të Prokurorisë.

Prokurori Hajdarmataj që ka firmos kërkesën për autorizim do të jetë dhe në parlament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura